Ancelotti: Do të tentojmë përmbysjen në Madrid

Mes spektaklit 90-minutësh ne “Etihad Stadium”, Reali i Madridit u mposht 4-3 nga Manchester City në gjysmsfinalen e Ligës së Kampionëve, duke lënë të hapur gjithçka për ndeshjen e kthimit në “Santiago Bernabeu”.

E pranon këtë edhe Carlo Ancelotti, që shprehet se ndeshja ishte mjaft argëtuese dhe pas dy golave të shpejtë të pësuar, rezultati mund të konsiderohet mjaft pozitiv edhe për madrilenët.

“Juve të gjithë u argëtuat me atë që patë në fushë, por një humbje dhemb gjithmonë. E nisëm shumë keq dhe pësuam dy gola të shpejtë, por më pas hymë në lojë dhe duhet pranuar që 4-3 është rezultat i mirë për ne, pasi mund të provojmë përmbysjen”, tha Ancelotti.

Karim Benzema konfirmohet sërish si lider i Realit të Madridit, teksa mbrëmjen e sotme shënoi dy nga tre golat për spanjollët, ndaj Ancelotti nuk ka dyshime për Topin e Artë.

“Më bëhet shpesh kjo pyetje, ndaj dua t’i jap një përgjigje shteruese. Për atë që po bën në fushë, Karim është padyshim futbollisti më i mirë i momentit dhe meriton absolutisht të fitojë Topin e Artë”, tha italiani.

Guardiola: Pas kësaj paraqitje spektakolare, nuk më intereson shumë rezultati

Mërgim Berisha ndahet me gruan e tij?