“Ancelotti do të dorëhiqet!”

Më 30 prill të vitit 2003, Florentino Perez tha: “kurrë, kurrë, kurrë” kur u pyet nëse do ta transferojë David Beckhamin.

Më 2 korrik, 63 ditë më vonë, ylli anglez u prezantua si futbollist i ri i Real Madridit. Më 23 gusht 2002, Real Madrid publikoi një komunikatë zyrtare për “përfundimin e negociatave” me Interin për transferimin e Ronaldos.

Më 2 shtator, vetëm 10 ditë më vonë, braziliani u prezantua në Santiago Bernabeu.

Andaj, e përditshmja sportive katalane “Mundo Deportivo”, nuk i beson fjalëve të Perezit që insistoi se trajneri Carlo Ancelotti do të mbetet në detyrë edhe në rast të humbjesnë El Clasico më 22 mars.

“Ancelotti mund të detyrohet të ofrojë dorëheqje”, shkruan “Mundo”, përcjell Lajmi.net.

ancel