Ancelotti bisedon me Cityn

Manchester City raportohet se është në negociata me trajnerin e Real Madridit, Carlo Ancelotti.

Sky Sport Italia raporton se strategu italian është duke menduar për largim nga Spanja, dhe se City mund të jetë destinacioni i ardhshëm i tij.

Ai është duke u kritikuar nga fansat e “Mbretërve” pas formës së dobët javëve të fundit.

Ancelotti ka eksperiencë në Angli me Chelsean, ku fitoi Premier Ligë, Kupën FA dhe Community Shieldin.

Besohet se “Qytetarët” janë duke kërkuar Ancelottin për shkak të arriturave të tij në garat evropiane. Kjo sepse City tradicionalisht ka ngecur në Ligën e Kampionëve pavarësisht shpenzimeve të mëdha në transfere.

Anceloti ka fituar tre herë Ligën e Kampionëve si trajner, dy herë me Milanin dhe të fundit me Real Madridin.