Ancelotti: “Nder të luash ndaj Simeones, por edhe problem”

Carlo Ancelotti ka befasuar me deklaratën e tij para ndeshjes me Atleticon që zhvillohet të martën në kuadër të çerekfinales së Ligës së Kampionëve. “Është nder të takohem me Simeonen, por njëkohësisht është problem”, tha ai në konferencën për shtyp.

“Ne kemi një obsesion me Atleticon, por të arrish në gjysmëfinale, qëllimi ynë është të ëndërrojmë për të fituar titullin e 11-të, jo vetëm për të mundur Atleticon”, shtoi Ancelotti.

I pyetur për golin e Sergio Ramosit në finalen e Ligës së Kampionëve për vitin e kaluar, ai theksoi: “Është e paharrueshme, sepse ne e fituam më pas kupën, por kjo i takon të kaluarës, dhe tani jemi të fokusuar për të tashmen, ëndërrojmë ta fitojmë të 11-tën”.

Italiani tha se jemi duke punuar në pikat e forta të Atleticos, të cilës shënojnë zakonisht nga harkimet në zonë. (Gazeta Olle)