Ancelotti: “Barcelona e ka thikën në anën e ndritshme”

Carlo Ancelotti flet për Barcelonën në konferencën për shtyp para ndeshjes më Rayo Vallecanon që luhet të mërkurën.

Ai thotë se katalunasit, që po kryesojnë katër pikë më shumë se ‘mbretërit’ në renditje, e kanë thikën në dorë.

“Jo, nuk besoj se nëse fitojmë të gjitha ndeshjet do të bëhemi kampion. E di se edhe ata mund ta bëjnë këtë, por në këtë moment, thikën e ka më shumë në dorë Barcelona”, deklaroi Ancelotti.

Gareth Bale ka pësuar një lëndim në ndeshjen e fundit të Real Madridit, dhe mbetet në dyshim për sfidën e së mërkurës ndaj Rayo Vallecanos.

I pyetur në lidhje me të, trajneri Carlo Ancelotti tha: “Bale ka pësuar një goditje dhe në orët në vazhdim do të dihet se a do të mund të luajë”.