Analiza e grupit në Arenë, flasin edhe Ragip Xhaka e Fadil Vokrri (VIDEO)

Trajneri i mirënjohur Rafet Prekazi, dhe gazetari i Super Sport Kosova, Florim Canolli, ishin mysafirët e Arenës mbrëmë në Tribuna Channel.

Ata kanë analizuar shortin e hedhur në Paris për grupet e EURO 2016, ku Shqipëria gjendet në grupin A bashkë me Francën, Zvicrën dhe Rumaninë.

Gjatë emisionit kanë folur në kronikat e realizuara edhe babai i Taulant dhe Granit Xhakës, Ragipi, si dhe kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri.