Analisti Kosumi komenton rastin e dyshimtë në derbin Drita – Gjilani: “Nuk ishte penallti”

Analisti i ndarjes së drejtësisë, Ismajl Kosumi, ka analizuar rastin diskutabil, të vetmin në ndeshjen derbi, Drita – Gjilani.

Në minutën 90+5, Drita kërkoi penallti me Kastriot Rexhën, por kështu nuk mendoi gjyqtari nga Gjilani, Mervan Bejtullahu, që për herë të parë ndau drejtësinë në derbin gjilanas.

“Shikoni dorën e Kastriot Rexha, pra shihet se ka pasur një duel mes dy lojtarëve, dhe kjo mendoj se nuk ka qenë penallti, ka vepruar drejt gjyqtari”, tha Kosumi në emisionin 2me1 në RTV 21, raporton Gazeta Olle.

Derbi u mbyll pa fitues 0:0.