A&N nuk ndalet, prezanton transferimin e radhës

A&N po vazhdon të përgatitet maksimalisht për edicionin e ri 2021/22.

Skuadra nga Prizreni ka prezantuar transferimin e ri, Ardit Jaupaj, shkruan Gazeta Olle.

25 vjeçari ishte pjesë e shumë skuadrave të njohura në Shqipëri si: KF Sopoti, KF Devolli, KF Bylisi, KF Egnatia, KF Dinamo poashtu ishte pjesë e skuadrës së Partizanit dhe së fundmi pjesë e KF Turbina.

Mund të jetë një imazh i 1 person, në këmbë dhe teksti që thotë "OZERIA ILIR FC A&N A&N center AL-SOCKS RH RIZAM Holding RESPECT Tatn FUTBOLLIT SHAFF. SK finance. RESPECT enter N ERIT KUAR RH RIZAM Holding As cei VLERA sport FCA&N"

Qendër sulmuesi rikthehet në Kosovë, pasi në herët kishte luajtur edhe te Flamurtari dhe te Feronikeli.

Fjalët e para të Jaupaj si lojtar i A&N ishin këto: “Jam shumë i lumtur që jam bashkuar me skuadrën nga Prizreni FC A&N, u befasova nga organizimi perfekt i klubit duke filluar që nga kryesia, staffi në përgjithësi e deri te bashkëlojtarët”.

A&N kanë paralajmëruar se ky nuk është transferimi i fundit dhe ata do të bëjnë një tjetër zyrtarzim ditëve në vazhdim.

/Gazeta Olle/

Tenistja kosovare Vesa Gjinaj kualifikohet në finale të turneut ‘Neocom Open 2021’

Tre futbollistët e Gjilanit huazohen te Vitia