A&N konfirmon trajnerin e ri, vjen nga Ferizaj

A&N paralajmëroi mbrëmë, ndërsa në mëngjesin e sotëm bëri të ditur se ka arritur marrëveshje me trajnerin e ri në tregun e futbollit tonë, Petrit Rushiti.

Rushiti duket të jetë trajner ambicioz, ndërsa ka punuar deri vonë si ndihmës-trajner i Arbnor Morinës, tash te Ferizaji.

Ai ka licensën A të UEFA-së, që e bën interesant për tregun prizrenas, ku nuk ka shumë persona me këtë licencë.

Trajneri i ri, Petrit Rushiti, do të prezantohet më 17 dhjetor në klubin A&N, ndërsa me të ekipi synon të ngritet në një nivel tjetër dhe të arrijë objektivat që i ka vënë para vetes, e që këtë stinor dukej se është Superliga.

Sipas informatave, ai është i njohur si trajner që kërkon shumë disiplinë, veçanërisht në stërvitje.

Përndryshe, A&N deri tash drejtohej nga Genc Tamniku, që kryen edhe detyrën e trajnerit e edhe të drejtorit, ndërsa vjeshtën në Ligë të Parë e kryen në pozitë të pestë me 19 pikë. Rushiti do ta përgatis skudrën prej Vitit të Ri, me theks të veçantë opsional, mundësia për Superligë.

Nuza e ka mbyllur me sukses ndeshjen në Ligën e Konferencës, shpërndau 7 kartonë të verdhë

Përballje interesante në Ligën Unike