Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani është suspenduar nga Gjyqtari Sportiv i Serie A të Italisë. Mbrojtësi i Napolit, Rrahmani është suspenduar me një ndeshje.
Siç shkruan në vendim, Rrahmani suspendohet për “sjellje jo korrekte ndaj kundërshtarit”, në ndeshjen që Napoli i luajti ndaj Frosinones, në kuadër të javës së 32-të të elitës së futbollit italian.
Rrahmani u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 29-të, ndërsa Napolit do t’i mungojë në ndeshjen kundër Empolit që luhet të shtunën.