Amir Rrahmani shpallet “Talenti i Sezonit”

Mbrojtësi nga Kosova, Amir Rrahmani, është shpallur ‘Talenti i Sezonit’ që sapo u mbyll në Shqipëri.

Mbrojtësi 21-vjeçar i cili luajti me Partizanin është përzgjedhur si më i miri në Shqipëri. Rrahmani spikati këtë vit duke u grumbulluar edhe me Kombëtaren. Ai do të vijojë karrierën në Kroaci te RNK Spliti, transmeton sportal.al.

Edhe talenti tjetër prishtinas Liridon Latifi ishte ndër më të mirët duke u nderuar me një çmim.

a am