Amir Rrahmani: Scudetto? Është shumë herët për të folur

Amir Rrahmani ka bërë një tjetër paraqitje pozitive me Napolin në Serie A.

Ai ndihmoi të besuarit e Luciano Spallettit që të marrin pikët e plota në shtëpi, duke e mundur 3-0 Bolognan.

Pas ndeshjes, ai është shprehur i lumtur për fitoren, ka folur për Scudetton e po ashtu edhe për formën e mirë të tij.

Rrahmani flet për Napolin dhe për titullin në Itali - Bota Sot

“Kemi një ekip të fortë, pesë zëvendësimet janë shumë të rëndësishëm në ndeshje të caktuar dhe sfidat varen nga ata. Sekreti jonë i vetëm është ekipi, mbrojtja që nga sulmi me Osimhen. Kur të gjithë punojnë e sakrifikojnë, është shumë më e lehtë”, u shpreh Amiri.

“Vështirësitë që kisha në fillim? Nuk ishte e lehtë pasi nuk luajta gjashtë muaj, por kurrë s’kam dyshuar në veten time, në cilësitë e mia. Kam punuar shumë dhe besoj se kam bërë mirë në takimet e fundit”.

Rrahmani, difesa migliore d'Europa:«Duello col Milan? Pensiamo a noi» - Il  Mattino.it

“Scudetto? Është shumë herët për të folur për Scudetton, kanë kaluar vetëm 11 ndeshje, por siç thashë edhe më parë duhet të futemi mirë në çdo ndeshje, tani do të jetë gjithnjë e më e vështirë”.

E kam thënë disa herë dhe po e përsëris, Kouoibaly është një nga më të mirët në botë dhe jam vërtet krenar që luaj me të”.

Ja kur do të luhet Superkupa e Spanjës

Për ndalimin e boksierëve që të hyjnë në Serbi, Kurti: Këtë çështje do ta adresojmë në Bruksel