Amir Rrahmani rikthehet nga lëndimi, sonte luan nga minuta e parë

Në vigjilje të debutimit në Champions League për këtë sezon ndaj Bragës në transfertë, Napoli merr një lajm shumë të mirë. Amir Rrahmani është rikuperuar dhe ka lënë pas lodhjen muskulore të mbartur pas ndeshjen me Kosovën ndaj Rumanisë.

Mbrojtësi mungoi në sfidën e fundit të napoletanëve ndaj Genoas dhe mungesa e tij në skuadrën e Rudi Garcias u ndje shumë duke qenë se mbrojtja futi ujë dhe Napoli pësoi dy gola.

Gjithsesi, tashmë duket se Rrahmani është gati për të marrë vendin e tij në qendrën e mbrojtjes dhe për të udhëhequr skuadrën drejt një rezultati pozitiv ndaj Bragës në Portugali.

Sot fillon edicioni 2023/24 në Ligën e Kampionëve, shumë ndeshje interesante në orar

Muja do të debutoj sonte në Champions League kundër Barcelonës