Amir Rrahmani në formacionin e javës në Serie A pas paraqitjes së madhe me Napolin

Amir Rrahmani është futur në formacionin e javës së katërt në Legia Serie A.

Rrahmani është shpërblyer me këtë, pasi në ndeshjen ndaj Udineses ka qenë njëra pikët kyçe te napolitanëve ku edhe fituan me rezultat prej 4:0.

27 vjeçari në këtë përballje ka shënuar golin e dytë në minutën e 35-të, duke e tundur rrjetën pas një gjuajtje me kokë nga asistimi i Koulibaly.

Pas ndeshjes mbrojtësi është vlerësuar me notë 8.3, duke zënë edhe një vend në formacionin e xhiros së katërt:

Goli në ndeshjen e mbrëmjes së hënë ishte edhe e i pari për këtë edicionin me fanellën e azzurrëve. Napoli tani është në pozitën e parë me bilanc qind për qind duke fituar katër ndeshje nga katër xhiro.

Orari i Kosovës në hendboll në kualifikimet për Kampionatin Botëror

Sukses historik për Kosovën, Bajraktaraj i artë në Arnold Classic Europe