Amir Rrahmani ndër më të mirët në fushë, ja me çfarë note u vlerësua sot

Amir Rrahmani ka shkëlqyer në fitoren e sotme të Napolit.

Skuadra e Genaro Gattusos triumfoi në Kupën e Italisë ndaj Empolit me rezultat 3-2, shkruan Gazeta Olle.

Rol të rëndësishëm në këtë duel pati edhe mbrojtësi kosovar, Amir Rrahmani.

Rrahmani kontribuoi në njërin prej golave të skuadrës duke marrë pjesë në aksion teksa pati edhe 3 spastrime, 1 ndërhyrje dhe 100% duele ajrore të fituara.

Ai nga SofaScore u vlerësua me notën 7.2 duke qenë në mesin e më të mirëve tek skuadra e tij.

Me të njejtën notë u vlerësua edhe shqiptari tjetër që realizoi dy gola për Empolin, Nedim Bajrami./GazetaOlle/