Federata e Futbollit të Kosovës në një ceremoni të organizuar është duke shpallur laureatët e vitit 2021.
Kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës, Amir Rrahmani ka fituar çmimin e futbollistit më të mirë të vitit.
Rahmani ka pasur një edicion fantastik me Napolin në Serie A, derisa edhe në Kombëtaren e Kosovës dha kontribut të madh.
Mbrojtësi kosovar ka fituar vendin e titullarit te Napoli, ndërsa vazhdimisht po tregon paraqitje solide.