Amir Rrahmani e thellon epërsinë e Napolit, Frederik Veseli ndëshkohet me të kuq

Amir Rrahmani e ka thelluar epërsinë e Napolit në duelin ndaj Torinos që po luhet në kuadër të javës së 23-të në Serie A.

Napolitanët janë aktualisht duke fituar 4-1 ndaj rivalit në ligë dhe duket se tre pikët janë të tyre.

Ishte minuta e 47-të, kur Rrahmani pranoi një asistim nga Dries Mertesn, për të realizuar për 3-1.

Por, Napoli e thelli edhe më shumë epërsinë, pasi Federik Veseli shkaktoi penallti në minutën e 50-të, për të marrë edhe kartonin e dytë të verdhë dhe kështu u përjashtua nga sfida.

I saktë nga penalltia u tregua Lorenzo Inisgne që e konvertoi penalltinë në gol në minutën e 53-të.

Kujtojmë se ky është goli i tretë deri më tani në këtë edicion për reprezentuesin e Kosovës.

Ana e “errët” e Georgina Rodriguez, ja akuzat që hedh xhaxhai ndaj saj

Përfundon miqësorja e dytë e Dritës në Antalya, ky është rezultati ndaj skuadrës nga Superliga e Ukrainës