Abrashi në formacionin më të mirë të javës në Zvicër

Mesfushori shqiptar, Amir Abrashi, po vazhdon me paraqitje mbresëlënse në elitën e futbollit zviceran me fanellën e Grasshoppers.

33-vjeçari është bërë pjesë e formacionit të javës nga Sofa Score për xhiron e 18-të të kampionatit elitar zviceran, pas paraqitjes së tij fantastike në duelin ndaj Yverdon-Sport.

Abrashi, i cili gjithashtu mban shiritin e kapitenit, u paraqit në këtë ndeshje për 90 minuta duke qenë njëri nga lojtarët më të dalluar në fushë.

Për 90 minuta, Abrashi pati dy goditje në drejtim të portës, tetë duele të fituara në fushë, pesë ndërhyrje dhe një ndërprerje të aksionit, duke qenë lojtari më i vlerësuar tek ekipi i tij me notën 7.6.

Ai këtë sezon është paraqitur në 17 ndeshje duke startuar në të gjithat nga minuta e parë, teksa deri në këtë fazë të sezonit numëron dy asistime.

Abrashi ishte bërë pjesë e Grasshoppersit në korrik të vitit 2021 si lojtar i lirë pas përfundimit të kontratës me ekipin gjerman Freiburg./Gazeta Olle/

Presidenti i FIFA-s: Imagjinoni sa fantastike do të ishte të shikonim Shqipërinë në Kupën e Botës

De Biasi: Shqipëria ka qenë dhe mbetet dashuria ime e parë