Amir Abrashi ka lënë pas dëmtimin, kthehet në fushë pas dy muajsh

Amir Abrashi ka lënë pas dëmtimin dhe është rikthyer në fushë me skuadrën e Baselit.

Mesfushori që shkoi te skuadra zvicerane për të zëvendësuar Taulant Xhakën, i cili kreu operacion dhe e humbi këtë sezon, u dëmtua në fund të janarit dhe vetëm dje është kthyer në fushë.

Vaduz që ndodhet në zonën e rënies e mundi Baselin duke i hequr mundësinë kësaj të fundit të kapë zonën evropiane.

Abrashi debuton për Baselin — Kombëtarja International Sportistë shqiptarë  në botë

Mesfushori i Kombëtares nisi titullar në këtë ndeshje dhe qëndroi në fushë për 60 minuta, kohë në të cilën ndeshja ishte e barabartë dhe Basel kishte gjetur golin e barazimit.

Në fund, miqtë shënuan sërish dhe dolën me tre pikë.