Amir Abrashi i jep fund beqarisë duke u martuar me Rona Koshin, pamje madhështore nga dasma e tyre

Një nga futbollistët më të mirë të Shqipërisë në dekadën e fundit, Amir Abrashi i ka dhënë fund beqarisë.

Mesfushori gjakovar i skuadrës zvicerane Grasshoppers është martuar me bukuroshen Rona Koshi në një dasmë madhështore në një nga restaurantet më të mira në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë.

Rreth 500 mysafirë ishin të pranishëm në këtë dasmë, ku ishte edhe shumë futbollistë të huaj.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Luna Pictures (@lunapictures.al)

Të pranishëm ishin futbollistët shqiptarë si Xherdan Shaqiri, Ermir Lenjani, Florian Hoxha, Dion Kacurri e ish-futbollistët si Burim Kukeli e Admir Mehmedi.

Ndërkohë me prezencën e tyre në dasmë e nderuan familjen Abrashi edhe futbollistë të tjerë me të cilët ka luajtur Amiri në Freiburg si Robin Koch, Vincenzo Grifo e një pjesë e madhe e futbollistëve të Grasshoppers.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Luna Pictures (@lunapictures.al)

Ka qenë një dasmë madhështore ku çifti i ri Amiri dhe Rona shndritën me pamjen e tyre, derisa për atmosferën u përkujdes Afrim Muqiqi me grupin yjet si dhe dy këngëtarët gjakvoarë Shkëlzen Jetishi – Xeni dhe Zenel Doli.

Dasma ka shkuar në mënyrën e përkryer, derisa ishte një atmosferë e jashtëzakonshme siç edhe mund të shihet në videot e mëposhtme.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Luna Pictures (@lunapictures.al)

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Luna Pictures (@lunapictures.al)

Mbyllen 45 minutat e para në ndeshjen Gjilani – Ballkani

Ballkani lëshon pikë përsëri, ndalet me barazim nga Gjilani