Ambasadori gjerman takohet me Fodën, diskutojnë për Kombëtaren e Kosovës

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jörn Rohde i ka uruar mirëseardhje selektorit të ri të Kosovës, Franco Foda.

Ambasadori e priti në zyrën e tij trajnerin e ri të “Dardanëve”, për të cilin thotë se diskutuan për sfidat aktuale dhe për perspektivat e ekipit kombëtar të Kosovës, shkruan Gazeta Olle.

Rohde, me anë të një postimi në llogarinë e tij në platformën X, ka shkruar se kanë diskutuar për ekipin kombëtar të Kosovës.

“I lumtur që mirëprita trajnerin e ri të Kosovës, Franco Foda dhe ekipin e tij në zyrën time!”, shkroi Rohde.

“Duke qenë vetë entuziast i futbollit, diskutuam sfidat dhe perspektivat aktuale të ekipit kombëtar të Kosovës. Krahas GenSec Markus Weidner, ekipi i ri i trajnerëve thekson angazhimin e fortë gjerman”.

Përndryshe, Foda është emëruar timonier te Dardanët në muajin e kaluar, teksa ka nënshkruar kontratë dyvjeçare.

Bushi: Ne jemi shumë të fortë në Shqipëri, duam të realizojmë edhe ne ëndrrën tonë

Gazeta rumune “Pro Sport”: Pa kosovarët, Rapidi do të luftonte për mbijetesë