Faqja zyrtare e UEFA-s e ka bërë një lëshim amatoresk.
Ata e kanë përdorur një hartë të vjetër, ku Kosova paraqitet pjesë e Serbisë, përcjellë Gazeta Olle.
“Ku do të jeni duke e shikuar Euro 2020”, është pyetja e UEFA-s, derisa në prapavijë Kosova nuk figuron fare si shtet.
Kjo nuk është hera e parë që Kosovës i bëhet kështu, kryesisht për shkak të neglizhencës së administratorëve për të gjetur hartat me kufinjt aktual.
Në hapësirën për komente, tifozët e Kosovës kanë shpërthyer me kritika të shumta.
Më poshtë mund të shihni postimin në fjalë. /Gazeta Olle/