Boksieri shqiptar Amarildo Bakaj ia ka dalë që të sigurojë fitoren e 12-të në boksin profesionist, kjo pasi ai në ‘Harrow Leisure Centre’ të Londrës e mposhti rivalin nga Gana, Mawuli Folivi.
Ky meç zgjati plotë katër raunde por një grusht i fuqishëm nga Bakaj bëri që ai të kthente gjithçka në favorin e tij duke e fituar në fund duelin.
Goditja e fuqishme e boksierit shqiptar e detyroi ekipin e ganezit që të hidhnin flamurin e bardhë të dorëzimit në ring.
Pas ndeshjes, Bakaj foli për emocionet që kishte pas kësaj fitoreje duke falënderuar në të njëjtën kohë popullin shqiptar për mbështetjen.
“Kundërshtari ishte i fortë, e dija. Prita deri në momentin e fundit për ta befasuar, ia dola. Jam 25 vjeç dhe kam ëndrra të mëdha në këtë sport, ia lë Zotit dhe ai e di se çfarë dua. Kam dëshirë të bëj krenar shqiptarët”.
“Në raundet e para rivali ishte para me pikë, prita dhe doja një grusht, si sniper që ta hidhja në tokë. Dua të falënderoj shqiptarët, i jam borxhli që kanë ardhur kanë mbushur arenën në Londër”, ka thënë Bakaj.
Amarildo Bakaj (11-0, 11 KOs) 🇦🇱 is the new WBO Youth Light Heavyweight World Champion. He defeated Jon Mbanugu (10-1-1, 10 KOs) 🇬🇭 in the fourth round in Lezhe, Albania. pic.twitter.com/ijKJbSS6oQ
— Permante (@PermantexG) August 4, 2024