‘Aman Aman Gjermani’

Përveç faktit që vuajnë për t’i kaluar provat në skuadra të huaja, futbollistët kosovarë përballen edhe me një brengë tjetër, mërzinë kur e lënë Kosovën.

Njëri ndër lojtarët që ka vuajtur më shumë nga mërzia kur e ka lënë Kosovën është edhe mesfushori Bardhyl Kaçiu, ish-futbollist i Prishtinës dhe Trepçës e Drenicës.

“Kam vuajtur shumë kur e lija Kosovën. Më kujtohet një rast. U pata provuar në skuadrën gjermane Karlsruher, isha ne makinë me menaxher Remo Rashica, dhe u lëshua kënga ‘Aman Aman Gjermani’ ia fillova vajin. Sigurisht se edhe mërzia ka ndikuar që mos të kalojë provat. Sa herë kam shkuar jashtë, jam lutur që të kthehem në Kosovë, dhe dëshira mu ka plotësuar”, kujton për Gazetën Olle’, Bardhyl Kaçiu, i cili tashmë është ‘transferuar’ në Suedi te Aida. Nuk është skuadër futbolli por emri i gruas së tij. “Tashmë jam adoptuar në Suedi“, nuk po mërzitem sikurse përpara”, theksoi Kaçiu, i cili luan në kategori të ulëta të futbollit suedez te skuadra Prespa Birlik.

Bardhyli me problem ‘mërzi’, nuk është i vetmi që është përballur.

Edhe Isuf Llmunica, Mentor Zhdrella, e disa lojtarë të tjerë nuk kanë mundur që të ambientohen jashtë vendin për problemin e njëjtë.