‘Alves nuk dëshiron të largohet’

Mbrojtësi i Barcelonës, Adriano, ka bërë të ditur se bashkëlojtari i tij Dani Alves, nuk dëshiron të largohet nga klubi në fund të këtij sezoni Alves është në qendër të spekulimeve rreth largimit nga Camp Nou pasi ka hyrë në muajt e fundit të kontratës së tij.

Por, Adriano ka zbuluar se bashkëkombësi i tij nuk dëshiron të braktis klubin.

“Dani Alves dëshiron të mbetet këtu dhe nëse unë do të isha në mesin e atyre që marrin vendime, do t’ia vazhdoja kontratën”, deklaroi Adriano për mediat spanjolle.

“Por, nëse ndodh që Alves largohet nga klubi, jam në gatishmëri të trajnerit që të luaj edhe në krahun e djathtë, e kam bërë shumë herë më parë”, u shpreh ai.