Alves në historinë e La Ligas!

Diego Alves ka hyrë në historinë e kampionatit spanjoll La Liga, me penalltinë e pritur të Cristiano Ronaldos në “Santiago Bernabeu”.

Ky ishte 11-metërshi i 16-të që e ndalë Alves në 37 penalltitë në total, duke i ndalur kështu më shumë se 43% të penalltive. Në këtë mënyrë, i dyti mbetet Andoni Zubizarreta, i cili po ashtu ka pritur 16 penallti, por prej 102-ve në total.

Ndryshe, Alves bëri edhe disa pritje tjera magjike, duke bërë që Valencia të marrë një pikë në shtëpinë e Realit, pas barazimit 2:2. /Gazeta Olle