Alvarez largohet përfundimisht nga Interi për 10.5 milionë euro

Është pothuajse e kryer. Interi do të përfitojë plot 10.5 milionë euro, pasi që mesfushori Ricky Alvarez sipas të gjitha gjasave do të mbetet te Sunderlandi.

Pika e fituar në “Emirates” me Arsenalin ka bërë që Sunderland të mbetet në Premierligë dhe një gjë e tillë do të thotë që ata do ta kompletojnë transferimin e Alvarez, për shifrën e lartcekur.

Këto të holla do t’i pasurojnë edhe më shumë arkat zikaltër, të cilat do të hapen përsëri në afatin kalimtar të verës.