Alvarez flet për ndeshjen e radhës, ndjehem më mirë kur luajm në shtëpi

FC Shkupi po marshon drejtë titullit kampion, kryeqytetasit janë në vendin e parë me 58 pikë të grumbulluara pas 24 ndeshjeve.

Me 10-të pikë më larg se përcjellësi më i afërt, Akademija Pandev. Bardhekaltërit do të përkujdesën të mbajnë diferencën dyshifrore.

Për ndeshjen e radhës, për faqen e klubit flet mesfushori me tipare ofensive, Freddy Alvarez.

“Mendoj që gjatë jemi përgatitur siç duhet, kemi shfrytëzuar pauzën po ashtu për të zhvilluar edhe një ndeshje miqësore. E di që nuk do ta kemi të lehtë kundër një skuadre siç është Tikveshi, por para tifozëve tanë në Çair ndjehemi më të fortë dhe personalisht ndjehem më mirë, andaj shpresoj se do të vazhdojmë serinë me rezultate pozitive”, tha Alvarez.

Ndeshja Shkupi – Tikvesh do të zhvillohet nesër me fillim nga ora 15:00 në Stadiumin e Çairit.(Shkup).

Kapiteni i Kobëtares së Kosovës flet për kualifikimet në Euro 2024

Peja 03 mund AA Prishtinën, kualifikohet në finale