Altik Muhaxhiri shpallet ylli i javës në BKT Superligë

Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsorin e Superligës, Bankën Kombëtare Tregtare, BKT Kosova , vazhdojnë të ndajnë çmimin “YLLI I JAVËS”, për lojtarin më të mirë të xhiros.

“YLLI I JAVËS” për xhiron e 34-t në #BKTSuperligë është shpallur portieri në radhët e FC Dukagjini Altik Muhaxhiri.
Kjo është java e dytë radhazi që ky çmim shkon në duart e portierëve.

Altik Muhaxhiri ka qenë përcaktues në arkëtimin e një pike shumë të rëndësishme për KF Dukagjini (Klinë) si mysafir ndaj Dritës.
Ai përveç që pati disa intervenime gjatë këtij ballafaqimi, arriti ta presë edhe gjuajtjen e Marko Simonovskit nga penalltia, duke u shndërruar në hero të tifozëve të skuadrës nga Klina.

Dukagjini është duke luftuar për t’iu shmangur pozitës që dërgon në barazh dhe aktualisht mban pozitën e gjashtë, me 46 pikë, dy më shumë se rivalët direkt Drenica dhe Malisheva.

Çmimin “Ylli i javës” për portierin e FC Dukagjini, e ndau Rron Avdiu, zyrtar i lartë kreditor në BKT.

Ndizen sfidat në NBA, tre barazime në dy konferenca, vetëm Golden State me një hap në finale

UEFA nxjerr në shitje biletat për finalen e Tiranës, publikohen edhe çmimet