Alphonso Davies ka ndaluar përkohësisht stërvitjen me Bayern Munich pasi u diagnostikua me miokardit të butë, një inflamacion i muskulit të zemrës.
Julian Nagelsmann: ” Ky miokardit nuk është shumë dramatik bazuar në ultratinguj, por janëshenja të një inflamacioni, megjithëkëtë, duhet të shërohet dhe kjo nuk do të marrë pak kohë. “
Në vitet e fundit problemet me zemër janë bërë prezente thuajse në çdo skuadër, ku para pak javësh Sergio Aguero u largua nga futbolli për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetsore.