Alonso ‘zgjohet në vitin 1995’, ja sa mbanë mend

Fernando Alonso ‘është zgjuar në vitin 1995’, duke i harruar 20 vitet e fundit të jetës së tij. Këto janë informatat e para që vijnë nga Spanja, që raportojnë se kujtesa e Alonsos nuk është në gjendje aspak të mirë, shkruan Gazetaolle.com.

Sipas të përditshmes El Pais, thuhet se Alonso kur është zgjuar nga gjumi në një spital të Barcelonës, është pyetur se çfarë dëshiron të bëhet në të ardhmen, ndërsa Alonso është përgjigjur: “Unë jam Fernando, jam vozitës dhe një ditë duam të jem shofer i Formula 1”.

Gjatë ditëve të ardhshme priten ekzaminime tjera mjekësore dhe më pas do të bëhet e ditur saktësisht gjendja e yllit spanjoll. /Gazeta Olle