Alonso dhe Reina, tifo për Liverpoolin

Dy futbollistët e Bayernit të Munichut, Xabi Alonso dhe Pepe Reina, e kanë postuar një fotografi në rrjetet sociale, ku shihen duke e parë ndeshjen e ish-klubit të tyre, Liverpoolit, kundër Southamptonit, shkruan Gazetaolle.com. 

Në fakt, postimi erdhi nga Reina, i cili shkroi “Një herë i kuq…”. Vazhdimi është “gjithmonë i kuq”, që e dëshmon besnikërinë ndaj “The Reds”. Ish-dyshja e artë duket se i ndihmoi Liverpoolit, që e mposhti Southamptonin 2:0.