Almir Kryeziu kalon nën menagjimin e agjencisë turke të futbollistëve

Almir Kryeziu është bërë pjesë e një menaxhmeti turk të futbollistëve.

Futbollisti i rrezikshëm i Arbërisë ka lënë shenjën e tij në Superligë e më pas ka pranuar ftesë edhe për të përfaqësuar Kosovën U-21, shkruan Gazeta Olle.

Sukseset e tij në fushë përgjatë këtij sezoni janë pasuar edhe nga ato jashtë fushave të gjelbërta.

Kryeziu tashmë është pjesë e “Proathleta Sport Managment” me bazë në Turqi.

Njëri prej katër pronarëve të këtij agjencioni, Necdet Çakır ishte sot prezent për ta përcjellur Kryeziun në duelin ndaj rusëve të Akhmat Groznyt.

Pjesë e “Proathleta Sport Managment” në listën e tyre zyrtare të atletëve është edhe futbollisti i Ballkanit, Arbër Hoxha./GazetaOlle/