Allegrit i rriten apetitet

Max Allegri përshëndeti Lazion për një lojë të denjë për një finale dhe tha se Juventusi do të përpiqet për të fituar tripletën.

Juventusi nuk e kishte fituar Kupën e Italisë prej viti 1995, që ishte edhe hera e fundit, kur kjo skaudër e fitoi kurorën e dyfishtë: Scudetto dhe Kupën nën udhëheqjen e Marcello Lippi.

“Lazio bëri një lojë të madhe, ajo ishte e denjë për një finale dhe ne e dinim se kjo do të jetë e ndryshme nga ndeshjet në Serie A”, tha Allegri për Rai Sport.

“Ne bëmë mirë, ata bërë mirë, ata ishin të pafat pasi goditën shtryllën dy herë në të njëjtën lëvizje dhe ne kemi qenë me fat”.

“Unë duhet të them se kjo nuk ishte e lehtë për djemtë për të fituar Scudetton dhe Kupën. Tani ne do të përpiqemi për të fituar të tretin trofe”.

Juve luanë në finalen e Ligës së Kmapionëve kundër Barcelonës më 6 qershor. “Nuk është e lehtë për të luajtur në tre turne në një sezon. Tani ne do të përpiqemi për të ushqyer këtë ëndërr dhe për ta kthyer atë në realitet”.