Allegrin nuk e kënaqi barazimi

 

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri nuk ishte i kënaqur me barazimin 1:1 në derbin me Romën, të luajtur në Olimpico.

“Jam i lumtur vetëm për 70 minutat e parë, luajtëm mirë, por më pas për 6-7 minuta u ndalëm së luajturi. Ne e lëshuam fushën të mërzitur”, tha Allegri në konferencën për shtyp.

“Sigurisht që është një hap përpara, nëntë pikë dallim janë të rëndësishme, ndaj rivalit direct për titull, por ne duhet të fitojmë mysafirë, sepse është hera e tretë që nuk e bëjmë këtë në udhëtim”, shtoi ai. (Gazeta Olle)