Allegri: Short shumë i vështirë për Juventusin

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, e ka vlerësuar shortin kundër Monacos si shumë të vështirë, ani pse ky ishte kundërshtari më i lehtë i mundshëm për italianët.

“Është një short i vështirë. Monaco është një ekip shumë i rrezikshëm që e ka treguar forcën edhe kundër Arsenalit”, shkroi Allegri në rrjetin social Twitter.

Ndeshja e parë do të zhvillohet në Torino. /Gazeta Olle