Allegri: Jemi 95 minuta larg Berlinit, ne besojmë!

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, beson fuqishëm që bardhezinjtë përmes një loje të qetë mund të kualifikohen në finalen e madhe.

“Jemi 95 minuta larg Berlinit dhe nuk e shoh ndonjë arsye se pse nuk duhet të besojmë. Skuadra duhet të luajë qetë dhe unë nuk mendoj që duhet të mbrohemi, sepse nëse ata e kanë topin, ata do të kenë më shumë shanse”, deklaroi ndër tjera Allegri.

Në konferencën për shtyp, Allegri u paraqit me portierin Gianluigi Buffon. /Gazeta Olle