Allegri: Ja si e eliminova Realin

Massimiliano Allegri e ka quajtur ruajtjen e ekuilibrit si fakt vendimtar në kualifikimin e Juves në finale.

“Ndeshje shumë e vështirë, që e nisëm duke pësuar gol, por e ruajtëm ekuilibrin edhe pas avantazhit sepse ishte gjithçka e hapur. Kjo mendoj që ishte shumë e rëndësishme për kualifikimin tonë”, deklaroi ndër tjera Allegri në konferencën për shtyp. /Gazeta Olle