Allegri fal tifozët juventin

Massimiliano Allegri thotë se i ka falur mbështetësit e Juventus për reagimin negative pas emërimit të tij si trajner.

47-vjeçari mori përsipër bianconerët verën e kaluar, duke trashëguar një parandori prej tre tituj të fituar një pas një në Serie A nga paraardhësi Antonio Conte.

Juve aktualisht janë 14 pika para Romës në krye të Serie A, ndërsa Allegri ka udhëhequr klubin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve dhe në gjysmë-finale të Coppa Italia.

Edhe pse u prit keq nga tifoët, Allegri thotë se nuk mbanë mëri ndaj tyre. “Të falen mëkatet është gjëja e drejtë për të bërë, sepse unë mendoj se reagimi i mbështetësve në emërimin tim më 16 korrik ishte normal”, tha trajenri në një sesion me tifozët, të mërkurën.

“Në muajin korrik pashë disa ndryshime shumë të papritura për klubin. Kur unë u njoftua për herë të parë si trajner i Juventus, unë ndjeva shumë i lumtur, sepse unë e dija se ishte duke mu dhënë mundësia për të fituar”.

“Por frika ime më e madhe kur u bashkova me ekipin ishte se unë nuk do të jem në gjendje për të marrë një vend në zemrat e mbështetësve, sepse kasha premtuar rezultate të mira”.

Trajneri insiston se nuk kanë fituar asgjë. “Ne nuk jemi në fund të kampionatit, shumë më pak në Ligën e Kampionëve apo Coppa Italia”.