Allegri: Barzagli është shumë mirë

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, ka deklaruar në konferencën për shtyp se gjendja e mbrojtësit, Andre Barzagli, është e mirë.

“Deri të martën ose të mërkurën do ta dimë nëse Barzagli mund të luajë. Mirëpo, mund të them që ai është shumë mirë. Stafi mjekësor do të na jep vendimin përfundimtar për një gjë të tillë”, deklaroi Allegri.

Nëse Barzagli ia del të rikuperohet me kohë, Juventusi do të zbresë në fushë kundër Barcelonës me formacionin 3-5-2, derisa një mungesë e mbrojtësit italian do të bënte që Allegri të laujë me skemën 4-3-1-2. /Gazeta Olle