Alket Bajrami, sensacioni i këtij sezoni në Ligën e Parë me 13 gola dhe pesë asistime

Alket Bajrami  është duke shkëlqyer këtë sezon në Ligën e Parë të futbollit.

Mesfushori ofensivë i Ulpianës, është lojtari kryesor te skuadra lipjanase.

Talenti prishtinas ka shënuar 13 gola deri më tani duke i prirë listës së golashënuesve në Grupin B.

Përveç 13 golave me fanellën bardhekaltër, Bajrami këtë edicion ka edhe pesë asistime duke kontribuar në 18 gola në total nga 34 në total që ka realizuar Ulpiana.

Paraqitjet e tij kanë rënë ne sy te disa ekipe të Superliges teksa interesim për të ka edhe nga një skuadër nga Mali i Zi dhe nga Shqipëria.

Kujtojmë që Alketi është djali i legjendës së futbollit kosovar dhe njëherit trajnerit të njohur Emin Bajramit.  /Gazeta Olle/

Duele interesante në Superligën e hendbollit, vëmendja kryesore në Rahovec

Guardiola konfirmon dy mungesat e mëdha të Cityt: Nuk kanë shanse të luajnë