Liverpool i bën konkurrentë Shaqirit, transferon yllin e Salzburgut

Raportet e fundit nga Anglia bëjnë të ditur se Liverpool është duke u interesuar për Takumi Minamino

Takumi Minamino është pjesë e Salzburgut dhe ka një kluazolë largimi prej 7.25 milionë euro, ndërsa ‘Të Kuqtë’ e dëshirojnë transferimin e tij në janar.

Arsyeja pse Liverpooli dëshiron që ta blejë yllin e Salzburgut është vetëm që ta rris famën në Azi, dhe japonezi Minamino po shihet si zgjidhje ideale.

24 vjeçari që ka lindur në Izumisano të Japonisë është pjesë e Salzburgut që nga viti 2015 dhe deri tani ka regjistruar 129 paraqitje me klubin austriak.

Kurse, në edicionin e fundit në të gjitha garat, Minamino ka zhvilluar 22 paraqitje, duke shënuar nëntë gola dhe duke dhuruar 11 asistime.