Trajneri i Malishevës, Senad Alirifa është ndarë i kënaqur me fitoren e ekipit të tij.
Ai ka thënë se Malisheva reagoi shumë mirë pas humbjes që e pësoi javën e shkuar në udhëtim te Prishtina.
Malisheva triumfoi me rezultatin 4:1.
“Patëm një paraqitje të mirë dhe jam i kënaqur si me rezultatin ashtu edhe atë që treguam në fushë”.
“Në përgjithësi jam i kënaqur me tri fitore në katër xhirot e para dhe do të vazhdojmë të punojmë për të mbajtur ritmin edhe për pjesën tjetër të edicionit”, ka thënë Alirifa.