Alioski tërbon tifozët e Leeds, shqiptari drejt kalimit te Galatasaray

Tifozët e skuadrës angleze të Leeds janë tërbuar me mesfushorin e krahut Ezgjan Alioski, pasi ai është drejt transferimit në Turqi te klubi i Galatasaray.

Lojtari shqiptar i Maqedonisë së Veriut ka qenë pjesë e ekipit anglez për katër sezone, e këtë verë pasi nuk arriti dot një akord, vendosi të ikte si futbollist i lirë.

Gjigandi turk shprehu interesim për shërbimet e 29-vjeçarit dhe sipas tabloidit anglez “Daily Mail”, akordi është afër finalizimit. Por tifozët e Leedsit do të pranonin çdo klub përveçse Galatasaray.

Marrëdhëniet mes dy tifozërive janë mjaft të acaruara, kjo për shkak të ngjarjes së ndodhur në vitin 2000 në Stamboll, ku pas përleshjeve mes të dyja palëve, humbën jetën dy tifozë anglezë.

Në prill të 21 viteve më parë, tifozët e Leeds dhe Galatasaray u përleshën në sheshin “Taksim” para takimit gjysmëfinal të Kupës Uefa.

Në rrjetet sociale, tifozët e klubit anglez janë shprehur se nuk ia falin Alioskit një transferim në klubin nga Stambolli. Plaga e vdekjes së dy tifozëve është ende e hapur dhe do të duhet kohë të shërohet.

Sa para ua sjell raundi i dytë i Ligës së Konferencës klubeve shqiptare

Trajneri i Shkupit, Sedloski , pasi eliminoi Llapin: Luajmtë ndaj një ekip shumë të mirë