Alioski do ta vazhdojë karrierën te skuadra e madhe turke

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Twitter, Fenerbahce njofton se ka arritur marrëveshje me Al Ahlin për transferimin e Ezgjan Alioskit.

Anësori shqiptar ishte transferuar në Arabinë Saudite në verën e vitit të kaluar nga Leeds Unitedi.

Ai pritet të nënshkruajë kontratë huazimi me klubin e madh turk, por paraprakisht do t’i diskutojë kushtet personale.

“Klubi ynë ka arritur marrëveshje bazë me klubin për huazimin e Ezgjan Alioskit, i cili luan në skuadrën e Al Ahlit të Arabisë Saudite”.

“Futbollisti do të vijë mbrëmjen e sotme (e hënë) në Stamboll për të vazhduar negociatat”, thuhet në njoftimin e Fenerbahces. /Telegrafi/

 

Shpëtim Duro tregon pse u largua nga Laçi

Vetëm një gol i shënuar në miqësoren Prishtina – Trepça ’89