Alidema hero i Dritës, me golin e tij skuadra kthehet në shtëpi me tri pikë

Me dy ndeshje shumë interesante është mbyllur sot java e 29-të në Superligë.

Skuadra kampione në fuqi dhe lidere e renditjes, Drita ka shënuar fitoren e 19-të në këtë edicion, shkruan Gazeta Olle.

‘Intelektualët’ kanë arkëtuar pikët e plota si mysafirë në “Riza Lushta” në Mitrovicë në duel me Trepçën’89, me rezultat 1:0.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, përkundër disa rasteve nga të dy skuadrat.

Mirëpo, në pjesën e dytë, kampionëve u ka mjaftuar goli i Festim Alidemës nga penalltia në minutën e 53-të për ta ruajtur distancën me dy ndjekësit më të afërt, Ballkanin dhe Prishtinën./Gazeta Olle/