Alexander Arnold: Thashethemi më i çuditshëm që kam dëgjuar për veten ka qenë se kam qenë në lidhje me Dua Lipën

Lidhja e “One Kiss” e Dua Lipës me Liverpool duket thjesht e mrekullueshme dhe tashmë është kthyer në himin e skuadrës angleze që pas finales së “Champions League” në 2018 ku këngëtarja performoi për herë të parë këngën para fansave.

Këtë vit, tifozët e kanë kënduar para dhe pas çdo ndeshje dhe në çdo festim. Ditën e diel lojtarët festuan me tifozët e tyre në shesh ku nuk ka munguar kënga e Duas. Por, ai që ka marrë vëmendje është futbollisti Trent-Alexander Arnold.

Si fillim, shumë fansa mendojnë se kjo këngë u bë himn pas thashethemeve se Dua ka qenë në lidhje me yllin e Liverpool. Vitet e fundit mbrojtësi i krahut të djathtë ka mahnitur gjithë botën me paraqitjet e tij, duke u konsideruar shpesh edhe si “më i mirë” në pozicionin e tij. E krah komenteve të shumta brenda fushës nuk mungojnë as ato jashtë saj.

Gjatë një interviste të vitit 2020 me shokun e tij të skuadrës Andy Robertson, i pyetur nëse thashethemet se ai po takohej me këngëtaren Dua Lipa ishin të vërteta, Alexander-Arnold tregoi një histori gazmore me nënën e tij: “Thashethemi më i çuditshëm që kam dëgjuar për veten ka qenë se kam qenë në lidhje me Dua Lipën. Madje, edhe mami më pyeti.

Dhe i thash: ‘Mami, unë qëndroj në shtëpi çdo ditë. Mendoj se do ta dije nëse po dilja me dikë dhe do ta dije me patjetër nëse do ishte ajo”.”- rrëfeu ai asokohe.

Pas kësaj Robertson nisi të këndonte ‘One Kiss’ në makinë teksa Trent qeshte. Ditën e djeshme Trent ka publikuar një video nga festimet në Instagram ku shfaqet duke kënduar këngën e Duas. Veprim ky që ka ngacmuar ndjekësit që kanë nisur të bëjnë komente lidhur me intervistën e tij.

Lajmi i fundit: Dëmtohet Myrto Uzuni, Seferi mund të filloi ndeshjen nga minuta e parë

Barcelona shpreson se Pique të pensionohet, ose do të ketë krizë financiare për Blaugranët