Alef Firmino largohet nga Llapi dhe transferohet te skuadra malazeze

Alef Firmino është larguar nga Llapi pas dy viteve qëndrim në Podujevë.

Sulmuesi brazilian kishte kontratë me Llapin, por karrierën do ta vazhdoj në shtetin fqinj të Malit të Zi.

Firmino karrierën do ta vazhdoj te skuadra malazeze Sutjeska Niksic.

Ka qenë faqja zyrtare e Llapit që ka njoftuar për arritjen e marrëveshjes mes dy klubeve.

Njoftimi i plotë nga KF Llapi:

Drejtuesit e klubit tonë kanë rënë dakord me lojtarin Alef Firmino për transferimin e tij në klubin Sutjeska Niksic.

Ky transferim u bë i mundur me pëlqimin e dy klubeve dhe të lojtarit.

Për këtë transferim u angazhuan maksimalisht drejtuesit e klubit tonë, respektivisht Nënkryetari i klubit z. Bahri Ademi me Drejtorin e Transfereve Internacionale, z. Arbenit Sinani.

Alef Firmino ishte pjesë e klubit tonë nga viti 2021 dhe gjatë dy viteve ka arritur të paraqitet në 58 ndeshje zyrtare duke kontribuar me 13 gola dhe 3 asistime.

Shfrytëzojmë rastin të falënderojmë Alef Firminon për kontributin e dhënë si dhe i dëshirojmë shumë suksese në aventurën e tij të re tek klubi Sutjeska Niksic.
Thank you FIRMINO /Gazeta Olle/

Galatasaray heq dorë nga transferimi i Vedat Muriqit

30 ditë arrest shtëpiak për Arbnor Rifatin dhe Daut Mehmetin