Alden Skrijelj është transferimi i radhës i skuadrës së inkuadruar në Superligë, FC Suhareka.
Pas Lorik Boshnjakut, suharekasit kanë nënshkruar me sulmuesin malazez i cili shkëlqeu me fanellën e Fushë Kosovës.
Skrijelj ka nënshkruar kontratë me Suharekën për dy vite.
Njoftimi i radhës nga FC Suhareka:
𝗔𝗟𝗗𝗘𝗡 𝗦𝗞𝗥𝗜𝗝𝗘𝗟𝗝 𝗽𝗲̈𝗿𝗳𝗼𝗿𝗰𝗶𝗺𝗶 𝗶 𝗿𝗿𝗮𝗱𝗵𝗲̈𝘀.
Ju njoftojmë që kemi arritur marrëveshje transferimi me sulmuesin malazez Alden Skrijelj i cili bashkohet me klubin tonë me kontratë 2 vjeçare.
Skrijelj edicionin e fundit ishte pjesë e superligës së Kosovës me skuadrën e Fushë Kosovës ku pati paraqitje të shkëlqyeshme që bindi kryesinë tonë për të nënshkruar me të, në të kaluarën ka mbrojtur ngjyrat e skuadrave si ; FK Drezga, Mladost DG, FK Jezero etj.
Zyrtarizimin e futbollistit e bëri nënkryetari i klubit njëherit edhe bashkëpronari z.Fadil Bytyqi, ndërkaq prezantimi i futbollistit do bëhet ditëve në vijim në ambientet e klubit tonë. /Gazeta Olle/