Albion Rrahmani vetëm një hap larg transferimit të karrierës së tij

Albion Rrahmani është vetëm një hap larg transferimit të karrierës së tij, shkruan të martën mediumi rumun “Digi Sport”. Pas vetëm një edicioni te Rapid Bukureshti, sulmuesi mund t’i bashkohet Benficas.

Sipas mediave në Portugali e Rumani, legjenda Rui Cocsta është ai që e dëshiron Rrahmanin te Benfica. Costa është president i Benficas. Ish-mesfushori i Milanit beson se Rrahmani do të ishte i duhur për sulmin e Benficas.

Të hënën pati raportime se Rapidi kërkon 8 milionë euro për ta liruar sulmuesin 23-vjeçar, i cili ka shënuar 15 gola dhe ka asistuar tri herë në 20 ndeshjet e edicionit aktual. Rrahmani iu bashkua Rapidit në gusht të vitit të kaluar për 600 mijë euro nga Ballkani. Me Rapidin ka kontratë deri në qershor të vitit 2026.

Edon Zhegrovës i rritet vlera, tani kushton 15 milionë euro

10 fitore radhazi, askush si Ferizaj në futbollin kosovar – ‘Ujqit’ me hapa të sigurt drejt rikthimit në Superligë